Për Punëdhënësit
Rekrutimi i stafit të kualifikuar jashtëvendit përben tashmë nje pjesë themelore të zgjerimit te personelit ne sektorin e kujdesit shëndetësor. Me kompetencat dhe njohuritë tona, do gjeni përkrahje në të gjitha fazat e këtij procesi. Me përzgjedhjen edhe punën parapërgatitore tonën, ne ju sigurojmë të dy palëve një bashkëpunim të suksesshëm dhe afatgjatë me komunikim transparent dhe menaxhim të qartë të pritshmerive.

PËRZGJEDHJA E KANDITATËVE
Ne jemi gjithmonë në kërkim të specialistëve të kualifikuar dhe të përkushtuar, duke përzgjedhur kështu aplikantët më të përshtatshëm për nevojat tuaja.
INTERVISTA PUNE
ntervista personale është një hap teper i rëndësishëm per nje perzgjedhje te suksesshme. Ne i kushtojmë rëndësi të veçantë kësaj faze dhe marrim përsipër organizimin e intervistave të punës, qoftë në formatin online, ashtu edhe në vend.
PËRGATITJA DHE APLIKIMI
Në fillimin e procesit te rekrutimit, ne mbledhim dhe dorëzojmë të gjitha dokumentat e nevojshme te kandidatëve ne insitucionet përkatëse, për të përfunduar procesin e aplikimit ne kohën e planifikuar.
KOORDINIMI I PROCESIT
Ne realizojmë procesin e aplikimit për ju në mënyrë transparente dhe të besueshme, duke implementuar procedurën e shpejtë të lëshimit të vizave për specialistë në fushën e kujdesit mjekësor.
LËSHIMI I VIZËS DHE TRANSFERIMI
Për t’ju mundësuar infermiereve të kualifikuar të hyjnë me lehtësi dhe ne kohen e planifikuar në gjermani, ne kryejmë procedurat e nevojshme, duke përfshirë aplikimin per vize si edhe organizimin e transferimit në Gjermani.
NJOHJA PROFESIONALE DHE INTEGRIMI
Ne i sigurojmë punemarresve mbarvajtje ne njohjen e profesionit. Gjithashtu i mbështesim ata gjate integrimin ne ambientit e ri profesional edhe personal.
.
çfarë flet për ne
Qëllimi ynë kryesor është t’ju ofrojmë ndihmë dhe mbështetje në zgjerimin e stafit tuaj me infermierë të kualifikuar. Duke u bazuar në standartet e larta që kemi ndaj punës që bëjmë, ne fokusohemi gjatë gjithë procesit në nevojat tuaja.
Përgjeghshmëri
Nëpërmjet planifikimit paraprak dhe përgatitjes së kujdesshme dhe të përgjegjshme të hapave të punës, ne sigurojmë përmbushjen e pritshmërive tuaja si edhe arritjen e qëllimeve të formuluara ne kontratë duke patur gjithmon në fokus kërkesat tuaja.
Transparencë
Falë transparencës që karakterizon kompaninë tonë, do jeni gjithmonë të mirëinformuar për të gjitha aspektet e rëndësishme të rekrutimit, duke përfshirë shërbimet tona, kanditatët e prezantuar si edhe per cdo hap të mëtejshem të procesit.
Empati
Ne fokusohemi plotësisht mbi kërkesat, nevojat dhe pritshmëritë e klientëve tanë dhe sigurojmë që ato të përmbushen. Këtu ne bezohemi ne aftësitë tona profesionale edhe ndërkulturore për të krijuar një mirëkuptim të ndërsjelltë midis të gjithë palëve të përfshira.
Mbështetje në të gjitha fazat e rekrutimit
Ne ofrojmë mbështetje të plotë në të gjitha fazat e procesit të rekrutimit, duke paraqitur opsionet më të përshtatshme për ju dhe kandidatët, dhe duke ju informuar hollësisht në të gjitha hapat e procesit. Kemi për qëllim të sigurojmë një ndihmë të gjithanshme dhe të përshtatshme për të dyja palët.
Ekspertizë edhe Këshillim
Identifikimi i nevojave të klinikës tuaj dhe këshillimi për arritjen e plotësimit të tyre me mbështetjen tonë, eshte hapi i parë i bashkëpunimit me ne.
Ndërmjetësimi dhe lidhja e kontratës
Do ju parashtrohen një sër kandidatësh, të përzgjedhur paraprakisht nga ne, me të cilët do të keni mundësine të komunikoni drejtpërdrejtë e të krijoni një përshtypje personale mbi ata. Kështu do të mund te bëni zgjedhjen më të përshtatshme për stafin edhe klinikën tuaj.
Ekuivalentimi profesional dhe leja qëndrimit
Me autorizimin tuaj, ne marrim përsipër kryerjen e “procedurës së përshpejtuar të lëshimit të vizës ”, gjithashtu edhe cdo procedurë tjetër te nevojshme për procesin e transferimit të punëmarresit në gjermani. Gjithashtu ne organizojmë edhe transferimin ne gjermani.
04
Fillimi i punës dhe integrimi
Deri në finalizimin e procesit te ekuivalentimi profesional, punëmarrësi do e përmbushi detyrën e tij ne kliniken tuaj, në rolin e infermierit asistent. Ai/Ajo do përkrahet në integrimin e tij ne gjërmani si edhe ne përfundimin e procedurave administrative deri në finalizimin e procesit.
Adresa:
Telefoni
Email:
info@aopflege.de
Drejtuese:
Ondina Becoku
Keni pyetje?
